Lidhje

Mueller, jo dënim me burg për ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare Flynn


APTOPIX Trump Iran
APTOPIX Trump Iran

Prokurori i posaçëm Robert Mueller i rekomandoi gjykatësit që Michael Flynn të mos dënohet me burg, duke përmendur "ndihmën e konsiderueshme" të ish këshilltarit të sigurisë kombëtare në hetimin mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në Shtetet e Bashkuara.

An image of the sentencing memo filed by special counsel Robert Mueller in the case against former National Security Advisor Michael Flynn, Dec. 4, 2018.
An image of the sentencing memo filed by special counsel Robert Mueller in the case against former National Security Advisor Michael Flynn, Dec. 4, 2018.

Michael Flynn ka pranuar fajësinë për akuzat se ka gënjyer FBI-në rreth bisedave të tij me ambasadorin rus në Shtetet e Bashkuara, Sergej Kislyak.

Ai gjithashtu ka bërë një seri deklaratash të rreme në lidhje me punën e tij lobuese për Turqinë.

Gjatë një paraqitje në një gjykatë federale të martën mbrëma, Prokurori i Posaçëm Mueller tha se zoti Flynn ka dhënë informacion "të dorës së parë" mbi përmbajtjen dhe kontekstin e shkëmbimeve midis ekipit të tranzicionit të zotit Trump dhe zyrtarëve të qeverisë ruse.

Informacioni ishte ofruar gjatë 19 intervistave që prokurorët kanë zhvilluar me zotin Flynn, dhe përfshin dokumente dhe komunikime të tjera.

Dosja që Prokurori Mueller i ka dorëzuar gjykatës citon ndihmën e konsiderueshme të zotit Flynn në disa hetime që ende po vazhdojnë, karakterin e tij dhe karrierën e gjatë ushtarake, për rekomandimin që zoti Flynn të mos kalojë asnjë ditë në burg.

Këtë javë, ndërkohë që po largohej nga një gjykatë e Uashingtonit, Michael Flynn u prit nga disa protestuesit që bënin thirrje për burgusojen e tij.

"Burgoseni këtë kriminel të dënuar”, thërrisnin protestuesit.

Rekomandimi i Prokurorit Mueller brenda 13 ditëve do të dërgohet tek gjykatësi federal që po mbikqyr dënimin e zotit Flynn. Ai mund të dënohet me nga zero deri në gjashtë muaj burg, kur të paraqitet para gjykatës në Uashington.

Michael Flynn ishte Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë për më pak se një muaj para se Presidenti Trump ta shkarkonte atë për shkak se ai e kishte gënjyer Nënpresidentin Pence dhe zyrtarë të tjerë në lidhje me kontaktet e tij me ambasadorin rus.

Presidenti Trump e ka quajtur hetimin një gjueti shtrigash dhe ka mohuar akuzat për koordinim mes fushatës së tij dhe zyrtarëve rusë për të siguruar fitoren në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG