Lidhje

Putin komenton arrestimin e Maria Butinës në SHBA


Presidenti rus Vladimir Putin tha se është e paqartë se përse një ruse me emrin Maria Butina, ishte arrestuar në Shtetet e Bashkuara dhe akuzohet si agjente e Rusisë, ndërkohë që shefat e tij të zbulimit i kanë thënë se nuk dinë asgjë për të.

Butina dyshohet se po përpiqej të depërtonte në Shoqatën Kombëtare të Armëve dhe të ndikonte në politikën amerikane ndaj Rusisë. Ajo pritet të pranojë fajësinë këtë javë pas një marrëveshjeje mes avokatëve të saj dhe prokurorëve amerikanë, sipas dokumenteve të gjykatës.

Butina, e cila u arrestua në korrik, do të paraqitet në një gjykatë të Uashingtonit të mërkurën, edhe pse veprat penale për të cilat ajo pritet të vetëshpallet fajtore nuk janë bërë të ditura. Departamenti amerikan i Drejtësisë thotë se Butina ishte një "agjente e fshehtë ruse" që mbante lidhje me spiunë rusë në një mision që synonte të depërtonte në "aparatin vendimmarrës kombëtar të SHBA në interes të Federatës Ruse".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG