Lidhje

Dita e njëmbëdhjetë e protestave të studentëve në Tiranë


Dita e njëmbëdhjetë e protestave të studentëve në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:40 0:00

Në Tiranë, vazhdoi edhe të shtunën për të 11-tën ditë protesta e studentëve të universiteteve publike.

Sot është dita e 4-t, që ata protestojnë para kryeministrisë, pas një jave tubimesh para ministrisë së arsimit.

Studentët e universiteteve publike e treguan edhe ditë tjetër vendosmërinë e protestës për 8 kërkesat e tyre ekonomike dhe akademike.

Por po ashtu, edhe qeveria e tregoi edhe një herë tjetër këmbënguljen e saj për të mos i plotësuar ato pa dialog, edhe pse i ka quajtur ato kërkesa të realizueshme.

Sot është dita e 11 e protestës studentore, që kanë braktisur auditoret, duke iu kërkuar autoriteteve shtetërore dhe universitare, që të përgjysmojnë tarifat universitare, të nxjerrin kartën e studentit, me një seri lehtësish ekonomike, rritjen e buxhetit për arsimin dhe pjesëmarrjen e studentëve në forumet vendim-marrëse të universiteteve.

Pas 7 ditë tubime protestash para ministrisë së arsimit, ata po e vazhdojnë protestën prej 4 ditësh përpara kryeministrisë.

Shumica e tyre thonë se nuk e kishin menduar kurrë se qeveria do të vononte kaq shumë plotësimin e 8 kërkesave të tyre minimale, që u vlerësuan të drejta dhe të plotësueshme nga vet qeveria.

Studentët pohojnë se askush nuk është caktuar të dialogojë me qeverinë, se kërkesat janë të parashikuara si të drejta njerëzore dhe studentore në ligjet ekzistuese të vendit dhe në premtimet elektorale të shumicës socialiste.

Protestës së studentëve të universiteteve të Tiranës iu bashkuan edhe studentët e universiteteve publike të Durrësit, Vlorës, Elbasanit, Shkodrës, Korçës dhe Gjirokastrës.

Praktikisht prej afro dy javësh të gjithë auditorët universitarë të vendit janë bosh dhe nuk po kryhen leksione apo studime të tjera.

Studentët pohojnë se ndjehen të fyer nga epitetet e kryeministrit Rama, kur ditën e parë i quajti ngelës, ndërsa sot i quajti një grusht njerëz, kur në fakt bëhet fjalë për mbi 100 mijë vetë në të gjithë universitetet.

Studentët thonë se kërkesat e tyre janë të panegociueshme dhe se askush nuk mund të dialogojë me zyrtarët në emër të tyre.

Ata nuk besojnë tek bisedimet me kryeministrin Rama, ndaj nuk pranojnë asnjë bisedim, por që nevojat e tyre minimale për jetesë dhe studime më të mira të plotësohen nga autoritetet.

Protestuesit pohojnë se qysh nga miratimi i ligjit të ri të arsimit, ata dhe prindërit e tyre ka 4 vjet që grabiten nga autoritetet, të cilët po abuzojnë me paratë e familjeve të tyre, duke ua vështirësuar përherë e më tepër jetesën universitare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG