Lidhje

Shtyrja e dënimit për Michael Flynn


Former U.S. national security adviser Michael Flynn passes by members of the media as he departs after his sentencing was delayed at U.S. District Court in Washington, U.S., Dec. 18, 2018.
Former U.S. national security adviser Michael Flynn passes by members of the media as he departs after his sentencing was delayed at U.S. District Court in Washington, U.S., Dec. 18, 2018.

Një gjykatës federal në Uashington shtyu dhënien e dënimit për ish-këshilltarin e sigurimit kombëtar të presidentit Donald Trump, Michael Flynn, ndërkohë që e qortoi me fjalë të ashpra ish-gjeneralin për shkeljet ligjore që kishte bërë. Michael Flynn pranoi fajësinë vitin e kaluar se kishte gënjyer ekipin e prokurorit të posaçëm Robert Mueller që drejton hetimin për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016. Atij i është dhënë kohë shtesë për të bashkëpunuar me hetuesit, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone.

Një gjykatës federal shtyu vendimin përfundimtar për dënimin e ish-gjeneralit Flynn në mënyrë që atij t’i jepet më shumë kohë për të bashkëpunuar me hetimin mbi Rusinë të drejtuar nga prokurori i posaçëm Robert Mueller.

Por gjyqtari Emmet Sullivan i tha gjithashtu ish-gjeneralit se nuk mund ta fshihte neverinë për atë që ai kishte bërë. “Ndoshta ju e shitët vendin tek të huajt”, tha ai.

Vitin e kaluar Michael Flynn pranoi fajësinë se kishte gënjyer agjentët e FBI-së rreth kontakteve të tij me ish-ambasadorin e Rusisë në SHBA gjatë periudhës përpara inaugurimit të Presidentit Trump.

Prokurorët kanë bërë të ditur më parë se gjenerali në pension ka bashkëpunuar dhe për këtë arsye ata nuk kishin rekomanduar burgim për të.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders u pyet për këtë çështje.

"Shtyrja është diçka mes Gjeneralit Flynn dhe gjykatave, dhe u takon atyre të përcaktojnë se sa kohë do të duhet. Ndërkohë, i dëshirojmë të mirën gjeneralit Flynn. Ne do të vazhdojmë të përqendrohemi tek ajo që bëjmë këtu çdo ditë".

Presidenti Trump i uroi fat ish gjeneralit me një koment në Twitter dhe mohoi përsëri se ka patur ndonjë bashkëpunim midis fushatës së tij të 2016s dhe Rusisë, që është edhe fokusi i hetimit të prokurorit të posaçëm.

Ndihma e ish gjeneralit Flynn në hetimin e Rusisë duket të jetë e konsiderueshme, thotë analisti Chris Edelson:

"Është shumë e qartë se Michael Flynn ka patur gjëra për të treguar dhe ua ka treguar ato prokurorit të posaçëm në 19 takime të ndryshme. Pra, ka folur për shumë gjëra dhe përfshin ndoshta raste të pengimit të drejtësisë, mund të përfshijë bashkëpunimin midis Rusisë dhe fushatës Trump".

Seanca e së martës erdhi më pak se një javë pasi ish-avokati personal i Presidentit Trump, Michael Cohen, u dënua me tre vjet burgim.

Cohen pranoi fajësinë për akuza që përfshinin shkelje në financimin e fushatës lidhur me pagesat ndaj dy grave që ato të mos flisnin për marrëdhëniet e dyshuara intime me zotin Trump para se ai të bëhej president.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG