Lidhje

SHBA kërkon shpjegime nga Rusia për arrestimin e ish-marinsit


Rusia ka lejuar autoritetet konsullore amerikane në takohen me një ish-marinsin amerikan, i cili mbahet i ndaluar nën dyshimet për spiunazh. Njoftimi u bë nga ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Vendimi i Moskës erdhi vetëm disa orë pasi sekretari amerikan Mike Pompeo tha se priste një shpjegim rreth arsyeve se pse mbahej i ndaluar shtetasi amerikan.

"Nëse ndalimi i tij është i papërshtatshëm, do kërkojmë kthimin e tij menjëhershëm", u tha zoti Pompeo gazetarëve gjatë një vizite Brazil, ku ndodhej për të marrë pjesë inaugurimin e qeverisë re vendit.

Shërbimi rus i Sigurisë FSB tha hënën se e kishte arrestuar shtetasin amerikan ndërsa "po kryente një akt spiunazhi.

Personi i arrestuar u identifikua si Paul Whelan, 48 vjeç, një ish-marins i cili aktualisht punon si drejtor për Sigurinë Globale kompaninë e furnizimit me pjesë makinash me bazë SHBA, BorgWarner.

Familja e zotit Whelan tha se ai ndodhej Moskë për marrë pjesë një ceremoni martesore duke hedhur poshtë pretendimet për spiunazh.

Zoti Pompeo tha gjithashtu se autoritetet amerikane "ua kanë bërë qartë autoriteteve ruse pritshmëritë e tyre për mësuar shumë rreth akuzave ngritura ndaj zotit Whelan".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG