Lidhje

Tiranë: Studentët rinisin protestat


Studentët e universiteteve publike rifilluan protestat me kërkesat e tyre ekonomike dhe akademike, duke mbushur plot një muaj bojkot të auditoreve.

Ata kërkojnë uljen e tarifave universitare, rritjen e buxhetit për arsimin dhe pjesëmarrje në institucionet vendim-marrëse të universiteteve.

Tiranë, rinisin protestat e studentëve
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:47 0:00

Qeveria mori një seri vendimesh për studentët në mbledhjen e fundit, por studentët pohojnë se ato nuk i plotësojnë kërkesat e tyre.

Në mbledhjen e fundit të dhjetorit qeveria mori 11 vendime për studentët e rezultateve të larta dhe ata në nevojë, që do të përfitojnë arsim falas dhe bursa mujore. Për studentët e programeve master me rezultate të larta tarifa ulet 50%.

Studentët nga familje në ndihmë ekonomike, të verbrit, paraplegjikë e tetraplegjikë financohen tani nga shteti 100% në tarifën e regjistrimit. Po ashtu edhe studentët me nota të larta në çdo program studimi.

Studentët e tjerë përfitojnë financimin 50% të tarifës së regjistrimit, me kusht që gjatë studimeve të mbajnë një mesatare mbi 6 të notave.

Tarifat e studimeve master paguhen 50 për qind nga qeveria për studentët me nota të larta, ata nga familje në ndihmë ekonomike, të verbrit, paraplegjikë e tetraplegjikë, jetimë, fëmijët e policëve të vrarë.

Vendimet e tjera parashikojnë përfitime të ndryshme në jetën konviktore dhe në atë të auditoreve, transparencën buxhetore dhe atë akademike në lidhje me pedagogët.

Por studentët rifilluan protestat, sepse, siç thonë, kërkesat e tyre kanë të bëjnë me të drejtat e tyre universale njerëzore për shkollim dhe jo një sistem shpërblimesh për më të mirët, siç e sheh qeveria çëshjten.

Ata kërkojnë uljen e tarifave në mënyrë të njëtrajtshme për të gjithë studentët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG