Lidhje

Britania në prag të BREXIT-it


Në Britani, janë shtuar shanset që vendi të dalë nga Bashkimi Europian pa patur një marrëveshje brenda vendit, ndërsa ligjvënësit duket se nuk do ta mbështesin marrëveshjen që Kryeministrja Theresa May arriti me bllokun europian. Javën e ardhshme është në plan që Parlamenti britanik të votojë për marrëveshjen.

Kryeministrja May tha të hënën se do t'i vazhdojë përpjekjet për të siguruar “premtime të tjera nga Bashkimi Europian” për të trajtuar shqetësimin e anëtarëve të Parlamentit britanik lidhur me marrëveshjen për BREXIT-in.

Zonja May i bëri këto komente në një fjalim që mbajti për të ardhmen e shërbimit kombëtar të shëndetësisë të Britanisë, NHS, duke theksuar sky shërbim mund të përfitojë nga BREXIT-i, ngaqë paratë që i çohen BE-së do të kanalizohen tek shërbimi shëndetësor.

Qeveritë dhe bizneset në vendet europiane po përgatiten për kaosin që do të pasonte një BREXIT pa marrëveshje, siç janë shërbimet ndërkufitare.

Çdo ditë në portin e Doverit kalojnë rreth 10 mijë kamionë, që çojnë dhe marrin nga Britania furnizime të nevojshme.

Shpresat e kryeministres britanike Theresa May për të miratuar në Parlament marrëveshjen për BREXIT-in duken në vogla. Të hënën ajo tha se votimi do të bëhet, edhe pse ka kundërshtime të mëdha nga partitë rivale politike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG