Lidhje

Kinë, Tesla hap kompani për makinat elektrike


Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Kina negociojnë çështje tregtare, që i kanë bërë të dyja palët të vendosin tarifa më të larta ndaj produketeve të njëri tjetrit, përfshirë sektorin e automobilëve, Kompania Tesla hapi sot një fabrikë të re për prodhimin e makinave elektrike në Kinë. Kjo është fabrika e parë që hap kjo kompani jashtë Shteteve të Bashkuara.

Në ceremoninë e inaugurimit, krahas me zyrtarët lokalë në periferi të Shangait, ishte i pranishëm edhe Drejtori i Kompanisë Elon Musk. Ai tha se synimi është që deri në verë të përfundojë ndërtimi i fabrikës dhe deri në fund të këtij viti, të fillojë prodhimi i makinave.

Tesla ka në plan të ndërtojë në Shangai Modelin 3 të makinës dhe tha se shpreson që fabrika e Shaganit të prodhojë 500 mijë automjete në vit. Pronarja e vetme fabrikës është kompanaa Tesla, në ndryshim nga praktikat e mëparshme të Kinës për bizneset e huaja.

Me hapjen e fabrikës në Shangai, kompania Tesla nuk do të përballet me problemin e çmimeve më të larta për konsumatorët kinezë për makina të importuara nga Shtetet e Bashkuara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG