Lidhje

Panairi i pajisjeve elektronike të konsumit


Në këtë panair, duket se çdo aktivitet është i ndërthurur me teknologjinë. Gerard Thevelnot është me kompaninë Helite.

“Në panair po tregojmë produktin e ri që është mburojë për ngarësit e biçikletave.”

Më shumë se 180 mijë njerëz kanë pushtuar qytetin këtë javë në panairin vjetor të teknologjisë. Ata vijnë të shohin arritjet e fundit nga gjigandët e teknologjisë, por edhe nga kompanitë e reja. Kompania ‘Helite’ nga Franca, prodhon jastekë ajri me sensorë si mburojë nga aktivitetet e rrezikshme.

Panairi i pajisjeve elektronike të konsumit
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:56 0:00

“Matës shpejtësie, xhiroskopë dhe mikropocesorë që analizojnë lëvizjet e çiklistit. Nëse bie, sensorët diktojnë rënien dhe dërgojnë mesazh për hapjen e jastekëve të ajrit në gjoks, qafë dhe shpinë”, spjegon Gerard Thevenot.

Testimi i teknologjisë në panair është argëtues. Por pjesë e emocioneve në panairin e këtij viti janë edhe ndryshimet që do të vijnë me rrjetet e reja dhe të shpejta mobile 5G. Karen Chupka është Zëvendës Presidente Ekzekutive e panairit.

“Panairi është një platformë globale për të gjitha produktet teknologjike. Rrjeti 5G do të mundësojë komunikim shumë më të shpejtë në çdo fushë, që nga shëndetësia, makinat pa shoferë apo inteligjenca artificiale.”

Ndërkohë, robotët tregojnë se mund të bëjnë disa aktivitete njerëzore. Ndërsa sensorët e përfshirë në objektet e përditshme premtojnë për një jetë më të mirë. I tillë është një jastek me sensorë, ngrohëse dhe i lidhur me telefonin inteligjent. Coline Juin është me kompaninë ‘Moona’.

“Përdor sensorë dhe një aplikacion. 30 minuta para zgjimit do të ngrohet ngadalë që të ndihmojë në zgjimin e individit.”

Realiteti i përpunuar ofron një vështrim mbi botën dhe vetvetën nën një dritë të re. Francesca Vergel është me kompaninë ‘YouCam Makeup’.

“Mund të provojë 30 nuanca të ndryshme ngjyrash në 30 sekonda në aplikacion.”

Ndërsa ylli panairit është teknologjia, fantazia njerëzore po ashtu zë një vend kryesor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG