Lidhje

Britania teston planet emergjente ndërsa afron afati për Brexit


Ndërsa politikanët janë përfshirë në debate rreth mënyrës se si apo nëse Britania duhet të largohet nga Bashkimi Europian, shanset e vendit për daljen pa marrëveshje po rriten me shpejtësi. Data e daljes, parashikuar më 29 mars po afron dhe qeveritë e bizneset në Evropë po përpiqen të përgatiten për kaosin që pritet të prekë zinxhirin e furnizimit, rrjetet energjetike, shërbimet themelore ndërkufitare, apo sistemet bankare. Tensionet janë derdhur në rrugë, ku protestuesit kundërshtarë ndjejnë se dita e vendimit po afrohet me shpejtësi.

Britania teston planet emergjente ndërsa afron afati për Brexit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:33 0:00

Të hënën në të gdhirë u vunë re shenjat e kaosit të pritshëm. Rreth njëqind kamionë morën pjesë në një stërvitje për të vënë në provë planet e Britanisë për të ashtuquajturin dalje nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje. Nga një aeroport jashtë funksioni, shndërruar në një park kamionesh, autokolona përshkroi tridhjetë kilometra trafik, në orët e pikut, drejt portit të Doverit.

Dhjetra mijëra kamionë kalojnë çdo ditë nëpër këtë pikë kyçe. Autoritetet paralajmërojnë se çdo vonesë për çështje doganore apo sigurie, mund të shkaktojë radhë trafiku prej 50 kilometrash.

"I mirëpresim planet e Departamentit të Transportit për rritjen e përgatitjeve për Brexit-in, por kjo provë u krye në një shkallë tepër të vogël.", thotë Charlie Elphicke, anëtar i Parlamentit për Dover-in.

Dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian më 29 mars është kthyer në ligj në Mbretërinë e Bashkuar. Por shpresat e Kryeministres Theresa May për miratimin e marrëveshjes së Brexit-it në Parlament, hartuar për të siguruar një dalje të butë, në rastin më të mirë duken të pakta.

"Ne po vazhdojmë të punojmë për të marrë siguri të mëtejshme nga Bashkimi Evropian."- thotë zonja May.

Ndërkohë ekonomia e Britanisë është futur drejt një rruge të ngadaltë me një rritje prej 0.1 për qind gjatë tremujorit të fundit.

Brexit-i dhe tensionet tregtare ndërkombëtare kanë patur ndikimin e tyre tek ekonomitë e eurozonës. Në Francë, analistët thonë se protestat kundër qeverisë të të ashtuqujturve "jelekët e verdhë” kanë ndikuar në tkurrjen e rritjes ekonomike.

Lëvizja është përhapur edhe në Britani. Mbështetësit e daljes nga BE-ja të veshur me jelekë të verdhë rrethuan parlamentin, duke kërkuar që rezultati i referendumit të përmbushet.

"Duam daljen nga BE-ja dhe duam që kjo gjë të realizohet tani. Nuk votuam për asnjë plan gjysmak. Kemi votuar për daljen dhe kjo duhet të ndodhë."-thotë Jackie Harkins, një protestues pro-Brexit-it.

Por sondazhi më i rëndësishëm që nga koha e mbatjes së referendumi tregon një ndryshim në favor të qëndrimit brenda BE-së, në masën 54 për qind krahasuar me 46 për qind që duan të largohen. Kjo ka ngritur pikëpyetjet rreth mundësive për një votim tjetër.

"Nëse do të kishte një referendum tjetër, sa e fortë do të ishte ndarja?Do ishte edhe më e fortë sesa herën e fundit."- thotë Alan Wager, i programit “Mbretëria e Bashkuar në një Evropë në Ndryshim".

Theresa May shpreson se disa lëshime të minutës së fundit nga BE-ja do ta shpëtonin marrëveshjen e saj. Por Brukseli thotë se negociatat kanë përfunduar.

Në këto kushte bizneset po nxisin plane e menaxhimit të riskut. Ilaçet po magazinohen në stoqe të mëdha. Publiku vazhdon të paralajmërohet rreth mungesës së mundshme të ushqimit. Një dalje nga BE-ja pa marrëveshje po afron dhe politikanët britanikë kanë mbetur në udhëkryq.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG