Lidhje

Tiranë: Studentët vazhdojnë protestën brenda fakulteteve


Në Tiranë, studentët e universiteteve publike vazhduan edhe sot protestën e tyre me 8 kërkesa ekonomike dhe akademike.

Ata sot protestuan në mjediset e brendshme të disa fakulteteve, ku studimet janë ndërprerë qysh prej fillimit të dhjetorit.

Në disa fakultete u bllokuan hyrjet e ndërtesave dhe protesta vazhdojnë nëpër korridore.

Ata shprehen se do qëndrojnë aty deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.

Studentët pohojnë se bojkoti i studimeve vazhdon masivisht dhe numrat e ulur të pjesëmarrjes në protesta vijnë thjesht prej faktit se shumë studentë nuk po kthehen në kryeqytet pas festave të fundvitit.

Ata shprehen se nuk besojnë që kërkesat e tyre do të plotësohen, ndaj po e përshkallëzojnë protestën.

Protesta e mijëra universiteteve nisi ditët e para të dhjetorit dhe vazhdon prej mëse një muaji me tubime para ministrisë së arsimit dhe kryeministrisë.

Qeveria i quan të plotësuara kërkesat e tyre me 11 vendimet e fundit, duke siguruar përgjysmimin e tarifave dhe lehtësira të tjera, por studentët mendojnë të kundërtën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG