Lidhje

Pasojat e vonesave nga mbyllja e pjesshme e qeverisë tek FBI-ja


FBI logo
FBI logo

Shoqata që përfaqëson mijëra agjentë të FBI-së paralajmëroi të enjten se mbyllja e pjesshme e qeverisë mund të shkaktojë vonesa në punët që kryhen në laboratorin e FBI-së, të zvogëlojë fondet për hetimet dhe të vështirësojë procesin e rekrutimit apo mbajtjes së agjentëve.

Shoqata i dërgoi një peticion Shtëpisë e Bardhë dhe udhëheqësve të Kongresit duke i inkurajuar ata që të financojnë menjëherë FBI-në. E premtja do të jetë dita e parë që rreth 13 mijë agjentë specialë nuk do të paguhen.

“Kjo nuk ka të bëjë politikën. Për agjentët specialë, siguria financiare është siguria kombëtare,” u gazetarëve në një telekonferencë Tom O'Connor, president i shoqatës.

Rreth 5 mijë agjentë specialë, analistë të zbulimit dhe personel tjetër janë me leje të detyruar për shkak të mbylljes së qeverisë. Kjo përkthehet në më pak mjete në dispozicion të hetimeve siç janë informatorët apo operacionet e fshehta.

“Kemi njerëz që nuk kanë mundësi të vijnë në punë, që do të thotë se puna e tyre nuk po bëhet, që do të kemi vonesa,” - tha zoti O'Connor.

Sipas tij, mbyllja mund të shkaktojë gjithashtu vonesa në marrjen apo rinovimin e çertifikatave të sigurisë nga agjentët, çka mund të çojë në skualifikimin e disa agjentëve nga vazhdimi i punës për çështje të caktuara. Kjo tha zoti O’Conner mund ta bënte më të vështirë rekrutimin apo mbajtjen në punë të atyre që mund të gjenin një pagë më të mirë ose më të qëndrueshme, jashtë qeverisë.

Shoqata ka një anëtarësi prej më shumë se 14 mijë punonjësish aktivë dhe ish-agjentësh specialë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG