Lidhje

Pres. Trump paralajmëron për karvan nga Hondurasi


Presidenti Donald Trump tha sot se një karvan i ri imigrantësh i nisur nga Hondurasi e justifikon kërkesën e tij për ndërtimin e një muri në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën, për të mos i lejuar ata të hyjnë në vend.

"Një karvan i ri është nisur nga Hondurasi drejt kufirit tonë jugor”, shkroi sot në Twitter zoti Trump. Ai u bëri thirrje njerëzve që t’i thonë Kyetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe udhëheqësit demokrat në Senat Chuck Schumer, të cilët janë udhëheqësit kryesorë të Partisë Demokrate që e kundërshtojnë kërkesën e tij për financimin emurit me paratë e taksapaguesve amerikanë, se “një dron që fluturon mbi kufi nuk mund t’i ndalë dot imigrantët. Vetëm muri do të kishte rezultat; muri, ose një barrierë prej çeliku do ta mbante të sigurtë vendin tonë.”- shkruante në Twitter Presidenti Trump.

Ai i shkruan ligjvënësve demokratë Pelosi dhe Schumer "Të mos luajnë më lojëra politike dhe t’i japin fund mbylles së qeverisë!”, që ka hyrë në ditën e 25-të, një kohë rekord e mbylljes së qeverisë amerikane për shkak të mosmarrëveshjeve të të dy partive.

Rreth 800,000 punonjës qeveritarë janë detyruar të mos shkojnë në punë, ose të punojnë pa pagë për shkak të mosarritjes së një marrëveshjeje për çështjen e murit; shërbimet qeveritare janë të kufizuara dhe disa nga muzeumet dhe parqet e vendit janë mbyllur, po për të njëjtën arsye.

Edhe pse sipas anketave, shumica e amerikanëve fajësojnë Presidentin dhe republikanët për mbylljen e qeverisë, dje zoti Trump tha se përgjegjësia bie mbi demokratët.

Ligjvënësja demokrate Nancy Pelosi fajësoi republikanët për mbylljen e qeverisë dhe i bëri thirrje Presidentit që ta lejojë Senatin të votojë për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG