Koreja e Jugut ka hequr referencën për Korenë e Veriut si një vend “armik”, në një dokument të ushtrisë, duke reflektuar kështu nismën e Presidentit Moon Jae-in për uljen e tensionit me Phenianin.
Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut e cilësonte Korenë e Veriut si armike që nga koha e një dokumenti politik të vitit 2010, pas vrasjes së 50 koreanojugorëve në dy sulme të veçanta: në një ishull dhe në një anije të marinës koreanojugore. Për të dyja këto sulme u fajësua Pheniani.
Heqja e epitetit “armik” në dokumentin që u publikua sot, pritet të shkaktojë zemërim në mesin e konservatorëve në Korenë e Jugut, të cilët thonë se përpjekjet e Presidentit Moon për ndërtimin e marrëdhënieve më të mira me regjimin e Kim Jong Unit, po minojnë mbrojtjen e Koresë së Veriut.
Fjalimi i Vitit të Ri më 2017 i udhëheqësit koranoverior, ku ai ofroi dërgimin e një kontingjenti atletësh koreanoveriorë në Lojërat Olimpike të Pjong-çangut në Korenë e Jugut, u pasua me disa përparime të mëdha diplomatike, siç ishin tre takime me udhëheqësin koreanojugor, Presidentin Moon.
Facebook Forum