Lidhje

Meta firmos: Rama dhe  ministër i Jashtëm


Në Shqipëri presidenti Ilir Meta njoftoi sot se ka firmosur emërimin e kryeministrit Edi Rama dhe në detyrën e ministrit të Jashtëm. Përmes një deklarate të zëdhënësit të tij, zoti Meta ka lënë të kuptohej se nuk ka qenë një vendim i thjeshtë për t’u marrë, ndonëse në vend ka patur precedentë të mbajtjes dhe nga ai vetë të dy detyrave mjëkohësisht atë të zëvendës kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, apo të zëvendës kryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë.

“Emërimi i Kryeministrit edhe në detyrën e Ministrit është një rast i veçantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, thekson deklarata e zëdhënësit Tedi Blushi, duke shpjeguar më pas se “presidenti i Republikës vlerësoi këtë propozim në përputhje me frymën që përcjell Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, duke bërë një interpretim të zgjeruar dhe fillestar të dispozitave kushtetuese, si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që, ushtrimi i detyrës së Ministrit nga Kryeministri është një veprimtari shtetërore që shtrihet brenda sferës ekzekutive pjesë e kabinetit qeveritar, struktura e të cilit është në të drejtën e Kryeministrit për t’u propozuar”.

Vendimi i zotit Rama për të qenë njëkohësisht dhe ministër i Jashtëm, u kështëzua nga refuzimi i Kreut të Shtetit për të emëruar kandidaturën e zëvendës ministrit aktual Gent Cakaj, 28 vjeç nga Kosova. Nga ana tjetër zoti Meta nuk firmosi shkarkimin e zotit Bushati, duke i hequr kryeministrit mundësinë që t’i kalonte zotit Cakakj kompetencat e ministrit, edhe pa marrë dekretin nga presidenti.

Në shpjegimin për vendimin e sotëm, zëdhënësi Blushi saktëson se “Kreu i Shtetit, ka mbajtur në konsideratë edhe rëndësinë e evitimit të çdo mundësie për krijimin e një krize institucionale, e cila do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG