Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë që ra në veri të Kilit qëndror të shtunën vonë ka vrarë të paktën dy persona dhe ka lënë mijra vetë përkohësisht pa strehë.
Banorët në Coquimbo, rajon bregdetar rreth 500 kilometra larg Santiagos, u urdhëruan të evakuohen edhe pse autoritetet shpejt përjashtuan një mundësi cunami.
Shërbimi kombëtar i emergjencës në Kili tha se një burrë dhe një grua e moshuar nga Coquimbo pësuan goditje në zemër për shkak të tërmetit.
Studimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte rreth 16 kilometra në jugperëndim të qytetit Coquimbo, në një thellësi prej 53 kilometrash. Tërmeti u ndje deri në jug të vendit, në kryeqytetin Santiago.
Një tërmet me magnitudë 8.3 goditi rajonin e Coquimbo në vitin 2015, duke shkaktuar një cunam dhe duke vrarë më shumë se 10 njerëz.
Facebook Forum