Lidhje

Cohen shtyn dëshminë para Kongresit


Ish-avokati personal i presidentit Donald Trump ka vendosur ta shtyjë dëshminë publike që planifikon të japë përpara Kongresit.

Michael Cohen nuk do të shfaqet përpara Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Mbikëqyrjen dhe Reformën më 7 shkurt siç është planifikuar.

Këshilltari i zotit Cohen, Lanny Davis, tha se shtyrja bëhet me këshillëne avokatëve, sepse klienti i tyre vazhdon të bashkëpunojë me hetimin e prokurorit të posaçëm Robert Mueller për Rusinë.

Zoti Davis thotë gjithashtu se Michael Cohen ka marrë kërcënime.

Komisioni, i drejtuar nga demokratët, po heton rreth pagesave që zoti Cohen ka bërë gjatë fushatës presidenciale të 2016-s për të heshtur gratë që pretendonin se kishin marrëdhënie seksuale me zotin Trump.

Prokurorët thonë se ishte kandidati Trump i cili e udhëzoi zotin Cohen të bënte pagesat si mënyrë për të hedhur heshtje mbi skandalet e mundshme gjatë fushatës.

Presidenti Trump ka mohuar të ketë patur lidhje të tilla.

Zoti Cohen ka pranuar fajësinë se ka gënjyer Kongresin për rolin e tij në një propozim biznesi të zotit Trump në Rusi gjatë fushatës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG