Lidhje

Anketat, mbështetja për Presidentin Trump ka rënë


Publiku amerikan vazhdon t'i japë Presidentit Trump vlerësime të mira për ekonominë, por një anketë e kohëve të fundit zbulon se miratimi për Presidentin ka rënë krahasuar me vjeshtën e kaluar. Ndërsa për çështjen e sigurisë kufitare dhe mënyrën e trajtimit tëkrizës së imigrantëve, mbështetja për Presidentin është e vakët.

Një anketë e re e përbashkët e Agjencisë Associated Press dhe Qendrës për Kërkime Publike, NORC, tregon se mbyllja e pjesëshme e qeverisë për 35 ditë me radhë, ka ndikuar tek niveli i mbështetjes së Presidentit nga publiku. Këtë muaj niveli i mbështetjes arriti në nivelin më të ulët që ai ka patur ndonjëherë.

Sipas anketës, 34 për qind e amerikanëve e miratojnë punën e Presidentit, ndërsa 65 për qind nuk e miratojnë atë, ndërkohë që në muajin dhjetor ky raport ishte 42dhe 56 për qind. Kur është fjala për ecurinë e ekonomisë, 44 për qind e amerikanëve shfaqin miratim për Presidentin, ndërsa 55 për qind e tyre nuk janë dakord me të. Edhe kjo shifër, që nga tetori i kaluar ka shënuar rënie, kur 50 për qind e amerikanëve e miratonin Presidentin në raport me ecurinë e ekonomisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG