Lidhje

SHBA, rikthen drejt Meksikës azilkërkuesit


Shumë prej emigrantëve nga vendet e Amerikës Qendrore që mbërritën në Shtetet e Bashkuara janë tashmë në pritje të seancave dëgjimore kur shqyrtohet aplikimi i tyre për azil. Por, Shtetet e Bashkuara kanë filluar ndërkohë t’i kthejnë azilkërkuesit mbrapsht në territorin e Meksikës.

Një grup azilkërkuesish u dërguan dje në Meksikë, në zbatim të politikës së ashpërsuar të administratës Trump për emigracionin.

“Gjithçka po organizohet në SHBA ndërsa ne qëndrojmë këtej. E rëndësishme është se jemi mirë këtu në Tihuana”, thotë një azilkërkues nga Hondurasi.

Tradicionalisht, azilkërkuesve u është dhënë e drejta e qëndrimit në SHBA, ndërsa rasti i tyre shqyrtohet nga një gjykatës i emigracionit. Por, një akumulim rastesh të prapambetura e zgjat procesin me vite të tëra.

Meksika ka deklaruar se do t’i pranojë emigrantët, të cilëve u është caktuar një datë për shqyrtimin e rastit në gjykatë. Por qeveria meksikane nuk pranon që të kthehen mbrapsht personat me probleme shëndetësore, të miturit e pashoqëruar ose ata që në territorin meksikan mund të jenë nën kërcënim jete.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG