Lidhje

Bisedimet tregtare SHBA-Kinë


Bisedimet e nivelit të lartë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës pritet të rifillojnë javën e ardhshme me shpresën që t’i jepet fund një lufte tregtare që po përshkallëzohet mes dy superfuqive ekonomike.

Sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin konfirmoi të mërkurën për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë se ai the përfaqësuesi për tregtinë, Robert Lighthizer do të shkojnë në Pekin me një “ekip të gjerë”.

Si amerikanët edhe kinezët kanë shprehur vullnetin për të arritur një marrëveshjes për shmangien e një afati më 2 mars të vendosur nga Uashingtoni për rritjen e tarifave amerikane ndaj produkteve kineze. Nëse nuk arrihet marrëveshja, tarifat ndaj mallrave kineze me vlerë 200 miliardë dollarë do të rriten nga 10 në 25 për qind.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG