Lidhje

Zyrtarët afganë - Tërheqja amerikane, çelësi për paqe të qëndrueshme


Afghan former President Hamid Karzai and Head of Political Office of the Taliban Sher Mohammad Abbas...

Grupi Taliban dhe udhëheqës opozitarë afganë me ndikim në vend thonë se një tërheqje e plotë e forcave të huaja të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara është çelësi për paqe të qëndrueshme në Afganistan.

Dy delegacionet e bënë deklaratën të mërkurën në përfundim të një takimi të rrallë dyditor mbi paqen të zhvilluar në Moskë.

Kreu i delegacionit taleban Mohammad Abbas Stanikzai tha se “po kryehen negociata me palën amerikane në një përpjekje që forcat amerikane të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Ish-presidenti afgan Hamid Karzai tha se "çështjet kryesore kanë të bëjnë me paqen, stabilitetin dhe një Afganistan pa forca të huaja e pa ndërhyrje nga çdo anë".

Në një deklaratë që pasoi takimin u vu në dukje se pjesëmarrësit ranë dakord gjithashtu të mbështesin bisedimet e drejtpërdrejta mes SHBA dhe grupit Taleban për gjetjen e një zgjidhjeje të negociuar për luftën në Afganistan, që ka hyrë në vitin e vitin e 18-të të saj.

Presidenti afgan Ashraf Ghani e kritikoi takimin e zhvilluar në Moskë duke e cilësuar si një përpjekje nga kundërshtarët e tij politikë për të minuar administratën e tij të zgjedhur sipas kushtetutës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG