Lidhje

Operacion i përbashkët antidrogë mes SHBA dhe Australisë

Në Australi u arrestuan gjashtë persona, pas një operacioni të përbashkët me Shtetet e Bashkuara, që rezultoi në kapjen më të madhe ndonjëherë të metamfetaminës në Shtetet e Bashkuara.

Agjencia amerikane për Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare njoftoi se 1,728 kilogramë drogë ishin fshehur në kuti metalike të etiketuara sikur mbanin altoparlantë, kur u konfiskuan nga autoritetet muajin e kaluar në portin e Long Beach, së bashku me sasi të vogla kokaine e heroine.

Të premten autoritetet australiane thanë se operacioni i përbashkët amerikano-australian ndaloi atë që u quajt "një cunami prej akulli" që të hynte në Australi.

Policia Federale Australiane tha se të dyshuarit të cilët u arrestuan të enjten, përfshirë dy amerikanë, janë të lidhur me një organizatë me bazë në SHBA që ndodhet nën hetim për trafik droge.

This item is part of
XS
SM
MD
LG