Lidhje

Zyrtari ukrainas akuzohet për sulm me acid


Në Ukrainë, prokurorët ngritën akuza ndaj një zyrtari të lartë rajonal, për organizimin e sulmit vdekjeprurës me acid ndaj një akvisteje të njohur kundër korrupsionit. Vladyslav Manger, akuzohet për “organizimin e vrasjes së zonjës Kateryna Handziuk”.

Zotin Manger-in, anëtar i partisë së ish kryeministres Yulia Tymoshenko, dhe një rival i rëndësishëm i Presidentit Petro Poroshenko në zgjedhjet e 31 marsit, e përjashtuan nga partia javën e kaluar.

Aktivistja Handziuk, kritike e zëshme kundër korrupsionit në agjencitë e zbatimit të ligjit, vdiq në muajin nëntor, pas trajtimit për disa muaj dhe disa ndërhyrje kirurgjikale, pasi një person hodhi acid mbi të korrikun e kaluar.

Vdekja e aktivistes u dënua nga qeveria e Ukrainës dhe tërhoqi vëmendjen për disa sulme të mëparshme ndaj aktivistëve kundër korrupsionit.

Si Shtetet e Bashkuara, edhe Bashkimi Evropian, i kanë cilësuar sulmet kundër aktivistëve si të papranueshme dhe i kanë bërë thirrje autoriteteve ukrainase t’i nxjerrin autorët e tyre para drejtësisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG