Lidhje

30 ditë burgim për policin Bajrakurtaj


30 ditë burgim për policin Bajrakurtaj, i dyshuar për ngacmim seksual ndaj një të miture

Gjykata e Shkodrës vendosi të ejten masën e sigurisë "arrest me burg” për 30 ditë për policin Besnik Bajrakurtaj, i cili u arrestua katër ditë më parë nën dyshimin e përndjekjes dhe ngacmimit seksual ndaj një nxënëse 15 vjeçare, nga fshati Gruemirë i Malësisë së Madhe.

Gjykata i dha 30 ditë afat organit të akuzës që të thellojë hetimet dhe të sjellë prova që vertetojnë akuzën e ngritur ndaj policit Bajrakurtaj për ngacmim seksual ndaj një të miture. Deri tani, as policia dhe as prokuroria nuk kanë një denoncues dhe as emrin e përsonit, i cili pretendohet se akuzoi në mediat sociale policin Bajrakurtaj.

Seanca e sotme u zhvillua pa praninë e mediave. Familjarë të policit Bajrakurtaj thanë në përfundim të seancës se, e gjithë ngjarja është e trilluar ndërsa fajësuan mediat për publikimin. Ata u shprehën se vidioja e publikuar është e montuar dhe se do të vazhdojnë të ndjekin ngjarjen në rrugë ligjore.

Mesditën e të hënës, përmes një njoftimi të shkurtër, policia bëri të ditur se Berhan Bajrakurtaj, specialist i policisë në zonën e Gruemirës, u arrestua pas publikimit në një media sociale të një videoje, në të cilën ai shfaqet i zhveshur.

Sipas medias sociale “Newsbomb.al”, e cila publikoi e para ngjarjen, videoja i ishte dërguar një nxënëseje 15 vjeçare nga Gruemira, të cilën polici Bajrakurtaj, sipas njoftimit të portalit, e përndiqte prej disa kohësh me qëllim abuzimin seksual. Po sipas këtij portali, nëna e vajzës, pasi ka mësuar ngjarjen nga e bija, është përpjekur pa sukses të denoncojë rastin në policinë e Malësisë së Madhe dhe në atë të Shkodrës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG