Lidhje

Çështja Dajti, euro e municione në banesën e gjyqtarit


Në Shqipëri forcat speciale të policisë ushtruan sot kontroll në banesat e tre nga pesë anëtarëve të trupës gjykuese të Apelit të Krimeve të Rënda, të cilët javën e shkuar ulën në 25 vjet burg, dënimin me burgim të përjetshëm të Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen 10 vjet më parë të 4 policëve. Në banesën e gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Skënder Damini policia gjeti 17 mijë euro dhe disa plumba, duke e shoqëruar atë për shpjegime në Drejtorinë e policisë në Tiranë

Tiranë, kontrolle në banesat e gjyqtarëve
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:47 0:00

I dënuar nga gjykata e shkallës së parë me burgim të përjetshmë, Dritan Dajti, i cili akuzohet për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009, në një zonë të plazhit të Durrësit, përfitoi një ulje të dënimit nga Gjykata e Apelit. Tre nga 5 anëtarët e trupës gjykuese, vendosën për ta dënuar me 25 vjet burgim, duka pranuar gjykimin e shkurtuar, aplikimi i të cilit nuk është automatic.

Vendimi shkaktoi polemika të shumta. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj foli për një “një skandal të papranueshëm nё pёrmasa tё patolerueshme” dhe ju drejtua Këshllit të Lartë Gjyqësor për të kërkuar hetimi disiplinor dhe shkarkim të gjyqtarëve.

Dje Prokuroria e Krimeve të Rënda hapi procedim penal për dyshimet ër korrupsion, ndaj tre gjyqtarëve Skënder Daminit, Petrit Aliajt dhe Aleks Nikollës, ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda urdhëroi kontrollin e banesave të tyre.

Forcat speciale të policisë që në orët e para të ditës së sotme, u paraqitën me urdhërin e Gjykatës pranë apartamenteve të gjyqtarëve në Vlorë dhe Lezhë. Kontrollet përfunduan rreth mesditës.Policia njoftoi se në banesën e një gjyqtari ishin gjetur mijëra euro dhe municione.

Në apartamentin e gjyqtarit Damini, gjatë kontrolleve zbuloi në një nga sirtarët e veshjeve, 17 mijë euro si dhe disa fishekë. Gjykatësi u shoqërua në Drejtorin e Policisë në Tiranë ku u mor në pyetje për të dhënë shpjegime. Mësohet se ai ka deklaruar se paratë janë të djalit të tij dhe se për këtë ai disponon dokumentat e nevojshëm, ndërsa fishekët I përkasin një revolver që ai ka patur dikur me leje. Ndërsa i është mbajtur për ekspertizë celulari personal, gjyqtari ka lënë pas disa orësh mjediset e Policisë së Tiranës. Si ndaj tij, ashtu dhe ndaj dy gjyqtarëve të tjerë nuk është marrë asnjë masë sigurie.

Rasti i Dritan Dajtit ka kaluar përmes një kalvari të gjatë në sistemin e Drejtësisë, ku shumë gjyqtarë refuzuan të merrnin në dorë çështjen, ndërsa mbi 100 avokatë nuk pranonin ta merrnin atë në mbrojtje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG