Lidhje

SHBA - Kinë, bisedimet tregtare do vazhdojnë në Uashington


Shtetet e Bashkuara dhe Kina i zgjatën bisedimet e tyre tregtare, duke njoftuar të premten se negociatorët do të takohen javën e ardhshme në Uashington, ndërsa afrohet afati i 1 marsit.

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të premten në Pekin me përfaqësuesin amerikan të tregtisë Robert Lighthizer dhe sekretarin e thesarit Steven Mnuchin. Zoti Xi tha se shpreson që dy palët të arrijnë një marrëveshje reciprokisht të dobishme në raundin e ardhshëm të negociatave.

Një deklaratë e Departamentit amerikan të Thesarit thotë se delegacioni i SHBA u përqendrua në çështje të tilla si transferimi i teknologjisë që Kina u kërkon kompanive amerikane, të drejtat e pronësisë intelektuale, vjedhja kibernetike, bujqësia, shërbimet dhe monedha.

Sipas medias shtetërore kineze, në bisedimet e dy ditëve të fundit u bënë përparime në çështje të vështira dhe të rëndësishme.

Diskutimet e nivelit të lartë synojnë arritjen e një marrëveshjeje përpara afatit të 1 marsit, kur Presidenti Trump ka thënë se do të rrisë tarifat ndaj importeve kineze me vlerë mbi 200 miliardë dollarë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG