Lidhje

Bangladesh, 70 të vdekur nga zjarri


Shtatëdhjetë vetë kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë plagosur, si pasojë e një zjarri masiv që shkatërroi disa apartamente që ndodhen në një nga pjesët historike të kryeqytetit të Bangladeshit.

Zjarri nisi të mërkurën në mbrëmje në një ndërtesë në zonën e Chawkbazar-it të Dakës, përpara se të përhapej me shpejtësi në të paktën katër ndërtesa të tjera. Zyrtarët e mbrotjes kundër zjarrit thonë se shumë nga viktimat ishin bllokuar brenda ndërtesave.

Autoritetet po hetojnë rreth shkaqeve të zjarrit. Ndërtesat përdoreshin gjithashtu si depo për kimikate, materiale plastike e të tjera materiale të djegshme.

Zyrtarët presin që numri i të vdekurve të rritet.

Përgjatë viteve shumë njerëz kanë humbur jetën në Daka si pasojë e zjarrit, për shkak të ligjeve të dobëta dhe mungesës së zbatimit të rregulloreve të sigurisë. Në 2010 në një situatë të ngjashme zjarri, humbën jetën më shumë se 120 persona në atë që njihet si një nga fatkeqësitë më të rënda që ka prekur këtë qytet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG