Lidhje

Gjykim i shkurtuar për Klement Balilin


Një nga emrat më të lakuar dhe i konsideruar si koka e një organizate të fuqishme të trafikut të drogës, Klement Balili, do të ketë një gjykim të shkurtuar. Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e tij duke vlerësuar se ajo është kryer brenda afateve ligjore. Gjykimi i shkurtuar parashikon që çështja ndaj tij të vijojë me aktet që aktualisht prokuroria ka në dorë ndaj tij, duke sjellë që automatikisht, në rast dënimi, Balili të përfitojë një ulje me një të tretat.

Balili, ish drejtor i Transportit në Sarandë, akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike”, I kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “pjesmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”. Sipas prokurorisë, e cila ka në dorë dhe material të ardhura nga autoritetet greke të Drejtësisë, Balili dyshohet se ka patur rolin e organizatorit në trafikimin e një sasie prej disa qindra kilogramë hashash nga Shqipëria drejt Greqisë, atje ku edhe u arrestuan dy shtetas shqiptarë. Ndërkohë, ai është kallëzuar nga Inspektoriati i Deklarimit dhe Verifikimit të pasurisë dhe për fshehje pasurie.

Më 15 Janar të këtij viti, pas më shumë se dy vitesh përgjatë së cilave ai i ishte fshehur drejtësisë, Balili u vetdorëzua, duke këmbëngulur se është i pafajshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG