Në Prishtinë, Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar një studim, sipas të cilit mbajtja në fuqi e tarifave ndaj Serbisë po ndikon në parandalimin e një marrëveshjeje përfundimtare të pafavorshme për Kosovën, por në të njejtën kohë po forcohet pozicioni i Serbisë në bashkësinë ndërkombëtare. Vendosja e tarifave ka shtyrë Beogradin që të pezullojë bisedimet me Kosovën në një kohë kur janë shtuar trysnitë nga faktorët ndërkombëtarë që të arrihet sa më shpejt një marrëveshjeje normalizimi ndërmjet dy vendeve.
Instituti Demokratik i Kosovës, studim për pasojat e tarifave ndaj Serbisë
- Leonat Shehu
Facebook Forum