Lidhje

Arreaza, thirrje për dialog mes Presidentëve Trump dhe Maduro


Venezuela Foreign Affairs Minister Jorge Arreaza shows picture he said represent opposition members initiating violence, during a meeting on Venezuela in the Security Council at U.N. headquarters, Feb. 26, 2019.
Venezuela Foreign Affairs Minister Jorge Arreaza shows picture he said represent opposition members initiating violence, during a meeting on Venezuela in the Security Council at U.N. headquarters, Feb. 26, 2019.

Ministri i Jashtëm i Venezuelës Jorge Arreaza po i bën thirrje Shteteve të Bashkuara për të filluar një dialog mes Presidentit Nikolas Maduro dhe Presidentit amerikan Donald Trump për situatën në vendin e Amerikës Jugore. Komentet vijnë disa ditë pasi Nënpresidenti amerikan Mike Pence ritheksoi mbështetjen amerikane për udhëheqësin e opozitës Juan Guaido, të cilin Uashingtoni e njeh si udhëheqës të përkohshëm të Venezuelës.

Ministri Arreaza bëri thirrje për bisedime mes dy udhëheqësve amerikan dhe venezuelian gjatë një fjalimi në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, që u bojkotua nga dhjetra përfaqësues të vendeve të Amerikës Jugore dhe atyre evropiane.

"Ne përsëri po bëjmë thirrje për dialog me Shtetet e Bashkuara, për një dialog mes Presidentit Maduro dhe Presidentit Trump, ku ata mund të shpjegojnë dallimet e tyre. Ne gjithashtu bëjmë thirrje për dialog mes të gjithë grave dhe burrave në Venezuelë", tha Jorge Arreaza, Ministër i Jashtëm i Venezuelës.

Shtetet e Bashkuara ishin vendi i parë që shprehu mbështetjen për udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido, i cili në janar e shpalli veten "President të përkohshëm" të Venezuelës.

Maduro dhe Guaido po luftojnë me njëri-tjetrin për kontrollin e Venezuelës, një vend i varfër ekonomikisht. Maduro ka refuzuar të

lejojë hyrjen e ndihmave humanitare nga Shtetet e Bashkuara në Venezuelë, duke thënë se ato do t’i paraprinin një pushtimi amerikan.

Ndërsa, Juan Guaido është zotuar se do t’i hapë kufijtë e Venezuelës për ndihmat nga jashtë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG