Lidhje

Ambasadorja amerikane kritikon ashpër qeverinë ukrainase


Ambasadorja amerikane në Kiev bërë kritika tepër të ashpra ndaj qeverisë së Ukrainës gjatë një fjalimi që u publikua të mërkurën. Ajo u bëri thirrje autoriteteve të zëvendësojnë një zyrtar të lartë të anti-korrupsionit si dhe të trajtojnë problemin e korrupsionit në vend.

Në një fjalim të martën, ambasadorja Marie Yovanovitch tha se përpjekjet e qeverisë nuk kanë "rezultuar ende në reforma kundër korrupsionit apo sundim të ligjit që ukrainasit presin apo meritojnë". Në komentet e saj mjaft të hapura, ambasadorja u bëri thirrje zyrtarëve të Ukrainës të largojnë nga detyra prokurorin e posaçëm të antikorrupsionit Nazar Kholodnyski-n, i cili është akuzuar se ka ndihmuar të dyshuar për korrupsion për rrëzimin e akuzave ndaj tyre.

"Askujt që është regjistruar tek u mëson të dyshuarve se si të shmangin akuzat për korrupsion, nuk mund t’i besohet puna e ndjekjes penalisht të këtyre rasteve", tha ajo, duke iu referuar përgjimeve të kohëve të fundit, ku zoti Kholodnytsky është filmuar duke u dhënë këshilla të dyshuarve për korrupsion.

Në fund të shkurtit, Gjykata Kushtetuese e Ukrainës hodhi poshtë një ligj që i pengonte zyrtarët të pasurohen, duke ngritur shqetësime rreth vendosmërisë së qeverisë për të luftuar korrupsionin tejet të përhapur.

Në një deklaratë të Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit thuhej se vendimi i gjykatës e ka detyruar atë të mbyllë të gjitha hetimet penale në proces, gjithësej 65, lidhur me pasurim të paligjshëm, përfshirë një rast të profilit të lartë kundër kryetarit të bashkisë së Odesës.

Mediat ukrainase publikuan javën e kaluar një investigim mbi skema të dyshuara përvetësimi në industrinë ushtarake të vendit. Sipas raportit anëtarët e rrethit të brendshëm të presidentit Poroshenko ishin përfshirë në një skemë të tillë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG