Lidhje

Një mënyrë e re e luftimit të vjedhjes së identitetit në internet


A mund të na ndihmojë mënyra se si e mbajmë celularin për të luftuar vjedhjet e identitetit apo mashtrimet në internet? Ekspertët e sigurisë mendojnë kjo është e mundur. Masat e sigurisë biometrike siç janë lexuesit e gjurmëve të gishtave janë një mjet me rëndësi për të luftuar mashtrimet, por një masë tjetër mbrojtëse përfshin biometrinë pasive, siç është këndi me të cilin e mbajmë celularin.

Telefonat inteligjentë kanë lehtësuar blerjet, por si e dinë dyqanet në internet se kush është blerësi i vërtetë?

"Një nga problemet që kanë dyqanet, shitësit dhe sidomos komuniteti financiar, është se askush nuk mund ta shohë fizikisht njeriun që bën blerjen".

Don Duncan i kompanisë “NuData Security” thotë se modelet që analizojnë sjelljet tona dixhitale mund të ndihmojnë kompanitë e internetit të përcaktojnë nëse jemi ne me të vërtetë që hyjmë në internet apo dikush me kredenciale të vjedhura.

"Ka gjëra të tilla që e dallojnë njeriun, siç janë mënyra se si e mban celularin, në mënyrë horizontale apo vertikale? Në çfarë distance e mban atë nga sytë e të tjera."

Këto janë të dhëna biometrike pasive dhe mund të ndihmojnë për t’i analizuar më mirë klientët, duke përdorur teknologjinë tashmë të integruar në pajisjet elektronike, si akselometri dhe sistemi global i navigimi, GPS.

"Vendndodhja gjeografike është në fakt pika fillestare e identifikimit, ku ndodhet përdoruesi dhe pajisja që po përdor."

Ndryshe nga fjalëkalimet ose shenjat e gishtave të cilat duhet të futen fizikisht, të dhënat biometrike pasive punojnë në prapaskenë.

"Janë disa kode brenda internetit ose aplikacionit celular që na japin informacione. Ne pastaj e përpunojmë këtë informacion.”

Edhe faktorët si shpejtësia e shtypjes së butonit ose këndi në të cilin mbahet telefoni mund të bëhen mjete të vërtetimit të identitetit.

Në epokën e shkeljeve të mëdha të privatësisës së të dhënave, biometria pasive ndoshta do të bëjë që dyqanet në internet të mos mbështeten vetëm tek fjalëkalimet. Firma NuData është në pronësi të kompanisë MasterCard, e cila tashmë po zbaton këtë teknologji për përdoruesit e saj.

Për përdoruesit, siguria në internet do të varet gjithnjë e më shumë nga teknologjitë e reja dhe nga mënyra se sa ata vetë e vlerësojnë sigurinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG