Lidhje

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të dënojë komentet e ligjvënëses për Izraelin


Të ejten Kongresi i Shteteve të Bashkuara, voton për një rezolutë që dënon anti-semitizmin dhe mungesën e tolerancës, një vërejtje që lidhet me një ligjvënëse të re demokrate; ajo është një amerikano-somaleze e besimit mysliman, e cila ka kritikuar Izraelin në mënyra që shumë vetë e konsiderojnë ofenduese.

Rezoluta e hartuar nga demokratë me potencë, nuk e përmend me emër ligjvënësen Ilhan Omar, një prej dy grave myslimane që u zgjodhën në Dhomën e Përfaqësuesve me 435 anëtarë nëntorin e kaluar dhe që filloi nga detyra në fillim të janarit. Por është e qartë se rezoluta kishte si objektiv ligjvënësen 37-vjeçare nga shteti i Minesotës.

Zonja Omar i zemëroi shumë nga kolegët demokratë për komentet e saj, duke vënë në pikëpyetje mbështetjen amerikane për shtetin hebraik, që ka qenë një bindje thelbësore si për ligjvënësit republikanë edhe për ata demokratë, që nga zanafilla e shtetit hebraik në vitin 1948. Një numër i madh demokratësh, me përjashtime të rralla, thonë se komentet e saj janë anti-semite dhe i kanë dënuar ato, si deklarata që tejkalojnë debatin politik normal në Shtetet e Bashkuara.

Ditët e fundit, Omar u shpreh se mbështetësit e Izraelit në Shtetet e Bashkuara përkrahin “besnikërinë ndaj një vendi të huaj”. Më parë, ajo ka shkaktuar zemërimin e ligjvënësve kryesorë demokratë dhe republikanë, duke vënë në pikëpyetje ndikimin financiar të Komitetit Amerikano-Izraelit për Çështje Publike, AIPAC, një grup lobist që mbështet Izraelin, me shumë ndikim në Shtetet e Bashkuara.

"Gjithshka ka të bëjë me Benjaminin," - shkroi në twitter Omar, duke ju referuar pikturës së Benjamin Franklinit, njërit prej themeluesve të shtetit amerikan në kartmonedhën e 100 dollarëshit amerikan. Ajo kërkoi falje më pas për komentin e saj dhe votoi pro një rezolute fillestare që dënonte anti-semitizmin. AIPAC si grup nuk jep kontribute financiare për ligjvënësit amerikanë, por shumë prej anëtarëve të tij japin donacione në mënyrë individuale.

Në rezolutën që hidhet në votë të mërkurën thuhet se: “…Miti i besnikërisë së dy-fishtë…është përdorur për të diskriminuar dhe persekutuar popullin hebre për shekuj me radhë, ngaqë ai nuk kanë patur shtetin e vet.”

Në deklaratë thuhet se: "…Të akuzosh hebrejtë për besnikëri të dyfishtë, ngaqë ata përkrahin Izraelin, qoftë nisur nga feja e tyre, një premtin i kombit hebre për vetëvendosje, pas persekutimit mijëravjeçar, ose për shkak të vlerësimit që ata kanë për vlera dhe interesa të përbashkëta, le të kuptohet se hebrejtë nuk mund të jenë amerikanë patriotë dhe fqinjë të besueshëm, në një kohë që hebrejtë i kanë shërbyer vendit tonë që nga themelimi i tij, qoftë në jetën publike, apo me shërbimin ushtarak.”

Duke cituar sulme urrjetjeje në SHBA ndaj hebrejve në të kaluarën, mes tyre ai i tetorit të kaluar, gjatë të cilit u vranë 11 hebrej brenda në një sinagogë në Pitsburg, rezoluta thotë se Dhoma e Përfaqësuesve “pranon pasojat e rrezikshme të ruajtjes së klisheve anti-semite dhe hedh poshtë antisemitizmin si një shprehje e urrejtjes dhe intolerancës, të cilat bien ndesh me vlerat që karakterizojnë popullin e Shteteve të Bashkluara.”

Rreth 12 grupe pro-izralite i bënë thirrje Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, që ta përjashtojë zonjën Omar nga Komisioni i Jashtëm i Dhomës së Përfaqësuesve, por demokratë të rëndësishëm nuk kanë marrë masa për këtë çëshje,

Jonathan Greenblatt, Kryetari i Lidhjes Kundër Shpifjeve, i bëri thirrje Dhomës së Përfaqësuesve ta dënojnë atë që e cilësoi “Shpifja më e fundit e zonjës Omar.”

Ligjvënësja demokratee Nju Jorkut Nita Lowey, e cila është me prejardhje hebreje, i bëri thirrje zonjës Omar që të kërkonte falje për komentet e saj, lidhur me referencën ndaj hebrejve amerikanë, që ajo i cilësonte “besnikë ndaj një vendi të huaj.”

"Asnjë anëtari të Kongresit nuk i kërkohet të betohet për besnikëri ndaj një vendi tjetër” tha ligjvënësja Lowey. "Gjatë të gjithë historisë, hebrejtë i kanë akuzuar për bessikëri të dyfishtë, kjo ka çuar në diskriminim dhe dhunë ndaj tyre, pikërisht kjo është arsyeja përse këto deklarata janë kaq të dhumbshime.”- tha zonja Lowey.

Ligjvënësja Omar u përgjigj: "Demokracia jonë është ndërtuar mbi debatin, ligjvënëse! Unë nuk e kam karakterizuar gabim marrëdhënien tonë me Izraelin, unë e kam vënë atë në pikëpyetje, këtë e kam shprehur fare qartë.”

Jo të gjithë ligjvënësit demokratë i kanë dënuar komentet e zonjës Omar, madje dy ligjvënësew të tjera të reja, Rashida Tlaib e Miçiganit, një amerikano-palestineze dhe ajo e Nju Jorkut, Alexandria Ocasio-Cortez, i dolën asaj në mbrojtje.

Zonja Tlaib tha se zonjës Omar “…E kanë sulmuar sikurse kanë bërë me shumë ikona të lëvizjes civile para nesh, të cilët kanë ngritur zërin kundër politikave shtypëse.”

Presidenti Donald Trump u shpreh në Twitter për ligjvënësen Omar, se: "…Atë po e sumojnë përsëri për shkak të komenteve të saj të tmerrshme lidhur me Izraelin. Grupet izraelite i kanë dërguar një peticion Kryetares Pelozi, ku i kërkojnë ta përjashtojë Omarin nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë. Një ditë e zezë për Izarelin!”

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG