Lidhje

Senatorja ofron dëshmi personale mbi përdhunimet në ushtri


During a hearing by the Senate Armed Services Subcommittee on Personnel about prevention and response to sexual assault in the military, Sen. Martha McSally, R-Ariz., recounts her own experience with sexual assault while serving as a colonel in the Air Fo
During a hearing by the Senate Armed Services Subcommittee on Personnel about prevention and response to sexual assault in the military, Sen. Martha McSally, R-Ariz., recounts her own experience with sexual assault while serving as a colonel in the Air Fo

Senatorja amerikane, Martha McSally, veterane me një karrierë 26 vjeçare në forcat e armatosura dhe e para grua në rolin e pilotes së një avioni luftarak, tha dje se vite më parë ishte përdhunuar nga një oficer në Forcat e Armatosura. Senatorja foli gjatë një seance dëgjimore të Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura:

Seanca ishte organizuar për të dëgjuar dëshmi mbi dhunën seksuale në radhët e forcave të armatosura dhe për të diskutuar masa për parandalimin e problemit. Senatorja McSally tha se ajo nuk kishte raportuar se ishte përdhunuar, pasi, ashtu si shumë viktima të tjera, ajo nuk kishte besim tek sistemi:

“Qëndrova në heshtje për shumë vjet, por pas shumë vitesh, kur ushtria filloi të ballafaqohej me këto skandale dhe përgjigja që po jepte ishte krejt e padenjë, e mendova të nevojshme të tregoja përvojën time si viktimë e përdhunimit. U shtanga nga reagimi që pashë ndaj kësaj dëshmie. Pothuajse u largova nga Forcat Ajrore, pas një karriere 18 vjeçare, thjesht nga dëshpërimi që ndjeva. Ashtu si shumë viktima të tjera, m’u duk sikur po përdhunohesha përsëri, këtë radhë nga sistemi”.

Senatorja u shpreh se ky reagim e bëri edhe më të vendosur për të ngritur zërin për viktimat e sulmeve seksuale në radhët e forcave të armatosura.

Ajo tha se ushtarakë të lartë nuk duhet ta shmangin problemin, por të bëhen pjesë aktive e gjetjes së një zgjidhjeje.

Vjet Pentagoni tha se kishte marrë 6769 raporte për sulme seksuale gjatë vitit fiskal 2017 në radhët e forcave të armatosura. Kjo shifër reflekton një rritje prej 9.7% në krahasim me raportimet për vitin fiskal 2016.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG