Lidhje

Shtohen vendet që ndalojnë përdorimin e avionit Boeing 737 Max 8


Agjencia e Sigurisë së Aviacionit e Bashkimit Europian e ndaloi modelin e avionit të kompanisë Boeing që ka patur dy rrëzime fatale në më pak se 5 muaj.

Rrëzimi i avionit të linjës ajrore “Ethiopian Airlines” ringjalli pikëpyetje rreth sigurisë së avionëve të tipit Boeing 737 Max 8, një nga modelet që përdoren më tepër sot. Franca, Britania, Gjermania, Malajsia dhe Omani janë shtetet më të fundit që i shtohen vendeve që kanë ndaluar operimin në hapësirat e tyre ajrore të avionëve për pasagjerë të tipit Boeing 737 Max 8, pas rrëzimit të dielën të avionit të linjës ajrore “Ethiopia Airlines”.

Linjat ajrore në vende si Kina, Indonezia, Brazili, Mexica, Australia, Singapori, Koreja e Jugut dhe Norvegjia i patën ndaluar më parë fluturimet me këtë tip avioni, të paktën përsa kohë që vazhdojnë hetimet lidhur me shkaqet e rrëzimit të avionit mbi Etiopi, që shkaktoi 157 viktima. I njëjti lloj avioni i i kompanisë Lion Air pati rënë në muajin tetor, duke shkaktuar 189 viktima.

Të paktën dy dëshmitarë thonë se panë të dilte tym nga pjesa fundore e avionit, para rrëzimit të tij.

Hetuesit në Etiopi gjetën dy kutitë e zeza, ku janë regjistruar të dhënat e avionit dhe zëri në kabinën e pilotit. Nga këto informacione ata shpresojnë të mësojnë shkaqet e rrëzimit të avionit që ishte nisur për në Nairobi.

Hetuesit indonezianë patën thënë pas rrëzimit të avionit të të njëjtit tip në tetor, se informacionet nga kutitë e regjistrimit tregonin se sistemi automatik i sigurisë i avionit e shtynte vazhdimisht poshtë hundën e avionit, megjithë përpjekjet e dëshpëruara të pilotit për të ruajtur kontrollin.

Megjithatë, kompania Boeing thotë se nuk ka arsye për ndalimin e fluturimit të këtyre tip avionësh dhe se nuk kanë në plan t’u japin rekomandime të reja klientëve për avionin.

Ekspertë të aviacionit nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kenia, u janë bashkuar vendeve të tjera të angazhuara në hetimin e udhëhequr nga etiopianët.

Administratat Federale e Aviacionit në Shtetet e Bashkuara tha se kompania Boeing duhet ta modernizojë shpejt sistemin automatik që dyshohet se ka kontriubuar në rrëzimin vdekjeprurës të tetorit të avionit në Detin Java.

Presidenti Donald Trump shkroi një Twitter të martën, ku thonte se avionët “po bëhen tepër kompleksë për të udhëtuar me ta”.

[[ https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1105468569800839169 ]]

[[ https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1105471621672960000 ]]

Kompania Boeing ka rreth 350 avionë të tipit 737 MAX 8 që fluturojnë në mbarë botën dhe mbi 5 mijë porosi për avionë të tjerë të këtij tipi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG