Lidhje

Policia godet një rrjet fajdesh në Shkodër


Policia në Shkodër tha se ka goditur një rrjet kriminal që merrej me ushtimin e fajdeve.

Në një konferencë për shtyp, zyrtarët thanë se në operacionin e koduar “Maranaj”, u arrestuan 12 persona, ndërsa katër të tjerë u shpallën në kërkim.

Sipas një njoftimi të prokurorisë, rrjeti ofronte hua me interesa nga 3 deri në 20 për qind në javë.

Autoritetet thanë se rrjeti kishte muaj që ushtronte fajdet, por gjurmimi nga ana e policisë nisi pas disa ngjarjeve të rënda, si vetvrasje apo përvetësim i pasurive të disa qytetarëve, përfshirë edhe biznesmenë të njohur në Shkodër.

Prokuroria tha se një numër i madh njerëzish janë përfshirë në huadhënie të shumave të konsiderueshme jashtë sistemit bankar dhe se disa të dyshuar kanë përvetësuar automjete apo pasuri të paluajtshme si toka, apartamente dhe dyqane.

Drejtori i policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati, bëri të ditur se janë sekuestruar më shumë se 500 mijë euro, 20 autovetura, një numër kontratash noteriale dhe se priten arrestime të personave të tjerë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG