Lidhje

Parlamenti britanik voton për shtyrjen e Brexit-it


Me 412 vota pro dhe 202 vota kundër, Parlamenti britanik vendosi për shtyerjen e datës së shkëputjes së Britanisë nga Bashkimi Evropian. Kjo do të thotë se Britania mund të mos shkëputet nga Bashkimi Evropian më 29 mars, sipas kushteve të tanishme.

Parlamenti britanik votoi kundër kushteve të negociuara të Kryeministres Theresa May për Brexit-in të martën dhe e pasoi atë me një votim tjetër të mërkurën, që hodhi poshtë mundësinë e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian më 29 mars, pa marrëveshje.

Kryeministrja britanike Theresa May tha të ejten pas votimit se Brexit-i mund të shtyhet deri më 30 qershor të këtij viti nëse ligjvënësit britanikë mbështesin javën e ardhshme planin e saj për shkputjen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Nëse propozimi i saj nuk miratohet nga parlamenti, atëherë ajo tha se do të kërkonte një shtyerje më të gjatë të Brexitit, që do të duhet të miratohej nga 27 vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian.

Zyrtarët e BE-së kanë thënë në mënyrë të përsëritur se do të kenë nevojë për një justifikim të mjaftueshëm në mënyrë që të bienn dakord me shtyrjen e afatit përfundimtar për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG