Lidhje

Meta: Kam bërë përpjekje për të shmangur krizën politike e kushtetuese


Në Tiranë, Presidenti Ilir Meta deklaroi se është përpjekur të shmangë krizën politike e kushtetuese të institucioneve. Sipas tij, tashmë kjo situatë është kthyer në një krizë përfaqësimi.

"Është për të ardhur keq që palët kanë nxituar dhe nxitojnë për ta thelluar këtë krizë, por përsëri është detyra ime të bëj thirrje për reflektim nga të gjithë, sepse duhet të shikojmë interesin e vendit dhe të qytetarëve tanë të cilët kërkojnë normalitet, por njëkohësisht dhe të vazhdojmë të shtojmë kontributin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në këtë rajon ende me sfida të rëndësishme. Kjo situatë e brendshme nuk na ndihmon në këtë drejtim” - tha ai. Zoti Meta tha se klasa politike shqiptare duhet të zgjidhë çështjet me dialog dhe transparencë, larg pazareve dhe keqpërdorimeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG