Lidhje

Alika: dokumenti i Statusit të Gruas i OKB-së, një udhërrëfyes për eliminimin e dhunës ndaj grave në Shqipëri


Intervistë me Arjola Alika, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:06:46 0:00

Në Sesionin e 63 të OKB-së të Komisionit të Statusit të Gruas, Shqipëria merr pjesë me një delegacion, në mesin e të cilit është Arjola Alika, përfaqësuese e BSPSH-Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Zonja Alika ishte e ftuar për një bisedë nga studio e Zërit të Amerikës në Nju Jork.

Zonja Alika tha se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë përpiqet për të drejtat e punëtorëve, si kushtet e punës dhe rritja e pagës minimale, por në të njëjtën kohë edhe për barazinë e pagës mes burrave dhe grave.
Ajo tha se Shqipëra ka një kod të punës, por se ai lë shumë për të dëshiruar në zbatimin e tij në miniera dhe në sektorin e fasonëve. Arjola Alika tha se në industrinë e fasonëve, ku veprojnë kompani multinacionale, sindikatat nuk ekzistojnë fare dhe se është shumë e vështirë për t’i krijuar ato. Ajo tha se në rastin kur mungojnë kontratat kolektive në kompanitë multinacionale, sindikata nuk mund të ndihmojë për të vendosur kushte të cilat punëdhënësit janë të detyruar t’i zbatojnë.

Zonja Alika foli edhe për dhunën që ushtrohet ndaj grave në familje, përpjekjet për ta parandaluar këtë fenomen dhe theksoi nevojën e ndryshimit të legjislacionit. Ajo shprehu shpresën që dokumenti që është miratuar në Sesionin e 63 të OKB-së të Komisionit të Statusit të Gruas, do të shërbejë si një udhërrëfyes për eliminimin e dhunës ndaj grave në Shqipëri.

Intervistë me Arjola Alika, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:06:46 0:00

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG