Lidhje

Ligjvënësit votojnë për veton e Presidentit Trump për emergjencën kombëtare


Dhoma e Përfaqësuesve votoi të martën lidhur me veton e Presidentit Donald Trump ndaj legjislacionit që do ta cilësonte të pavlefshme deklarimin prej tij të një emergjencë kombëtare në kufirin jugor të vendit.

Demokratët nuk arritën të siguronin shumicën prej dy të tretave të nevojshme për t’u miratuar. Demokratët arritën të mbledhinin 248 vota nga 288 votat e nevojshme për kundërshtimin e vetos së Presidentit. 188 ligjvënës votuan kundër propozimit për kundërshtimin e vetos.

Presidenti Trump e nënshkroi veton në shkurt, duke cituar, sipas tij, krizën humanitare dhe sigurinë kufitare. Ky vendim lejon rialokimin e 3,6 miliardë dollarëve nga projektet e tjera qeveritare, tek fondi për të paguar për ndërtimin e murit përgjatë kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Si Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga Demokratët, edhe Senati me shumicë republikane miratuan një projektligj që e kundërshton vendimin e Presidentit; shumë prej ligjvënësve u shprehën kundër idesë që presidenti të marrë vendime për shpenzimet, për të cilat ata thonë se duhet t’i marrë Kongresi.

Vetoja e Presidentit Trump ishte e para që nga marrja e detyrës në vitin 2017.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG