Lidhje

KQZ, marrin mandatin dhe 3 deputetë


Në Shqipëri Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin tre prej emrave nga listat e kandidatëve të partive të opozitës në zgjedhjet e 2017.

Dy janë nga listat e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Arben Elezi, dhe në Qarkun e Vlorës, Adriatik Alimadhi, ndërsa Amra Barova, është pjesë e listave të Lëvizjes socialiste për Integrim, në Qarkun e Shkodrës. Aktualisht numri i deputetëve që nuk i janë përgjigjur vendimit të opozitës për të braktisur parlamentin, e që kanë zëvendësuar kolegët e tyre që janë dorëhequr shkon në 17. Ata i bashkohen dhe tre deputëtevë të tjerë të cilët nuk pranuan të lënë mandatin. Në total, parlamenti numëron kështu 99 deputetë.

Po sot kryetari i KQZ, Klement Zguri, ju drejtua me një thirrje qytetarëve që të aplikojnë për t’u bërë anëtarë të Komisioneve Zonale për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit, pasi opozita, së cilës i takojnë gjysma e anëtarëve në 99 Komisione zonale, nuk paraqiti emrat e përfaqësuesve të saj brenda afateve ligjore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG