Lidhje

Borxhet studentore e bëjnë më të varfër brezin e mijëvjeçarit


Sipas një studimi të kohëve të fundit, brezi i mijëvjeçarit ka 25 për qind më pak të ardhura në jetën e tyre në tërësi, se sa brezat e mëparshëm.

"Recesioni i Madh i viteve 2007-2009 pakësoi ndjeshëm pasurinë e familjeve amerikane, që është përimirësuar ngadalë që nga ajo kohë", shkruan William G. Gale, ekspert për ekonominë dhe taksat, në një raport të Institutit Brookings.

Por çfarë e dallon brezin e mijëvjeçarit nga të tjerët në këtë rast?

"Brezi i mijëvjeçarit në përgjithësi ka borxhe më të larta studentore se sa gjeneratat e mëparshme," shkruan eksperti i ekonomisë. Borxhi i studentit nuk është e vetmja barrë, thuhet në studim. Jo vetëm që kriza financiare dhe Recesioni i Madh ndikuan negativisht tek tregu i punës për atë grupmoshë, por shumë prej të rinjve të këtij brezi janë punësuar, ose do të punësohen në të ardhmen, "në vende pune me përfitime të pakta", që quajtura edhe si "ekonomia e kontratave", që nuk kanë të

njëjtat përfitime që patën prindërit dhe gjyshërit e tyre. Këto lloj vendesh pune kanë "përfitime më të pakta pensioni" se sa gjeneratat e mëparshme, - shkruan eksperti i ekonomisë Gale.

Më pak të ardhura do të thotë që momentet kyçe të jetës së të rriturve për këtë brez do të shtyhen bnë kohë.

"Martesa, blerja e shtëpive dhe lindja e fëmijve ndodh më vonë," thuhet në raport.

Por ka edhe lajme të tjera të këqija për ata që kanë lindur midis viteve 1981 dhe 1996.

Brezit të mijëvjeçarit do t'i duhet t'i menaxhojë kursimet e pensionit më mirë se sa prindërit e tyre: d.m.th ata do të jenë përgjegjës vetë për kursimet dhe investimet, në një kohë që ka të ngjarë që ata të jetojnë më gjatë. Sigurimet sociale dhe përfitimet nga programi i Sigurimeve Shëndetësore për të moshuarit, i njohur si "Medicare" mbeten të pasigurta, pasi politikanët flasin për pakësimin, ose privatizimin e tyre, me qëllim që të mbulojnë deficitet e krijuara në thesarin e shtetit nga brezat e mëparshëm.

"Ata përballen me një të ardhme ekonomike, me më pak të ardhura se sa breazat në të kaluarën. Të gjithë këta faktorë e bëjnë kursimin e fondeve të mjaftueshme për daljen në pension më të vështirë për brezin e mijëvjeçarit, në krahasim me brezat e mëparshëm ", thuhet në raportin e Institutit Brookings.

Një faktor tjetër që ndikon tek pasuria e brezit të mijëvjeçarit është pabarazia në pasurinë e pakicave. Brezi i mijëvjeçarit është rritur në kushtet e një diversiteti më të madh racor; rreth 44 për qind e tyre identifikohen si racë ose pakicë, një rritje prej 25 për qind krahasuar me brezat e mëparshëm. Për shkak se pakicat tradicionalisht kanë pasur më pak pasuri sesa të bardhët, shtimi i numrit të tyre në grupin e mijëvjeçarit mund të ndikojë në pakësimin e pasurisë së përgjithshme të të gjithë brezit.

Eksperti William Gale shkruan se "dallime të tilla mund të shërbejnë ose për të rritur, ose për të zvogëluar boshllëqet e pasurisë midis të bardhëve dhe pakicave në të ardhmen".

Pakicat në vitet e fundit janë përballur me kushte të ndryshme ekonomike dhe sociale krahasuar me ato në të kaluarën; megjithatë, sipas vëzhgimeve, dallimet tek të ardhurat mes të bardhëve dhe pakicave janë rritur dhe nuk kanë rënë me kalimin e kohës.

"Nëse vazhdon kjo prirje, pabarazia në të ardhurat do të vazhdojë të rritet, gjë që do t'ua vështirësojë më tepër pakicave që të kursejnë sa duhet për pensionin".

Raporti i Institutit Brookings është pjesë e projektit studimor "Shtetet e Bashkuara në vitin 2050" të Fondacionit Peter G. Peterson.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG