Lidhje

Në mbarë globin shënohet Ora e Tokës


Kulla Eiffel, ndërtesa Empire State në New York,Pallati i Operas në Sidnej, Porta Brandenburg në Berlin, Teatri antik i Akropolit në Athinë, dhe plot destinacione të famshme që përbëjnë disa nga objektet më të njohura të globit ranë në errësirë mbrëmë në Orën e Tokës, një thirrje e përvitshme alarmi për rrezikun e ndryshimeve klimatike.

Aktiviteti është krijuar nga Fondi Botëror i Florës dhe Faunës. Organizata thotë se me shtimin e kërkesës për energji, ushqim dhe ujë, planeti do të jetë gjithnjë e më i kërcënuar nga aktiviteti i njeriut nëse nuk merren masa për ta menaxhuar problemin. Aktiviteti i mbrëmshëm tërhoqi individë e kompani në mbarë globin.

Fondi Botëror i Florës dhe Faunës përpiqet të tërheqë vëmendjen mbi natyrën shumë të ndërlidhur dhe ndërvarur të jetës në tokë, ku çdo kontinent, oqean e specie ndikohet nga aktiviteti në çdo cep të globit. Një ndër shqetësimet që përpiqet të ngrejë kjo organizatë është zhdukja e diversitetit biologjik në planetin tonë, pasi në më pak se 100 vjet ka pasur një reduktim prej 60% të popullatave të specieve të egra si rezultat i aktivitetit të njeriut dhe ndryshimeve klimatike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG