Lidhje

Kongresi kërkon taksat e Presidentit Trump


FILE - Rep. Richard Neal, D-Mass., ranking member of the House Ways and Means Committee, speaks on Capitol Hill in Washington, May 24, 2017.
FILE - Rep. Richard Neal, D-Mass., ranking member of the House Ways and Means Committee, speaks on Capitol Hill in Washington, May 24, 2017.

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që mbikqyr politikat e taksave, Richard Neal i ka kërkuar zyrtarisht Agjencisë së Shërbimit të Brendshëm të të Ardhurave, IRS, që të dorëzojë dokumentat e taksave të 6 viteve të fundit të Presidentit Donald Trump.


Me këtë veprim, Komisioni kërkon të shqyrtojë perandorinë komplekse të biznesit të zotit Trump. Ai është i vetmi president, apo kandidat për president në Shtetet e Bashksuara në më tepër se 40 vjet, që refuzon t’i bëjë publike deklarimet e taksave.


Zoti Trump ka thënë se nuk mund t’i publikojë taksat e tij nga 2013 deri në vitin 2018, duke dhënë si argument një proces auditimi ndaj tij.

Por ligjvënësi Neal nuk ia kërkon zotit Trump dokumentet e taksave. Ai po ia kërkon ato IRS-it dhe në Shtetet e Bashkuara nuk ekzistojnë ligje që t’ja ndalojnë agjencisë të dorëzojë dokumnetacionin e taksave, edhe në se personi është nën auditim.

Kërkesa e zotit Neal ka të ngjarë të kundërshtohet në gjykatë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG