Lidhje

Luftimet në Afganistan shkaktojnë dhjetra të vrarë mes talebanëve


Autoritetet në Afganistan thonë se ofensivat e fundit ushtarake, me mbështetjen e forcave ajrore të koalicionit, kanë shkaktuar vdekjen e afro 100 kryengritësve talebanë dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve, në një përpjekje për të rimarrë kontrollin e plotë të një qarku të tensionuar në provincën perëndimore të Badghisit.

Qindra kryengritës të armatosur rëndë sulmuan Bala Murghabin të enjten e kaluar për të dytën herë brenda një muaji dhe morën në kontroll pjesë kyçe të qarkut, përfshirë stacionin e policisë dhe burgun kryesor, para se të vrisnin të paktën 30 trupa afgane dhe të kapnin po aq tjerë.

Një kundërofensivë e forcave qeveritare, ndërmori goditje të rregullta ajrore kundër pozicioneve talebane në atë zonë dhe avionë të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar, tha të hënën Ministria e Mbrojtjes në Kabul.

Luftimet gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar vdekjen e 12 trupave afgane dhe plagosjen e të paktën 34 të tjerëve, sipas ministrisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG