Lidhje

Meta reagon për konfliktin e policëve me banorët te Bregu i Lumit


Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta shprehu sot shqetësim për prishjen e disa banesave në zonën e Bregun e Lumit dhe për situatën konfliktuale mes banorëve dhe policëve prej dy ditësh. Presidenti Meta tha përmes një deklarate zyrtare se ndërhyrja e autoriteteve publike ishte përtej çdo lloj logjike njerëzore, ndërsa policia ndërhyri në banesa në mënyrën brutale dhe aspak profesionale.

“Koha e ndërhyrjes për të nxjerrë qytetarët nga shtëpitë e tyre dhe mënyra e veprimit, duken një logjikë joshtetërore, por tinzare dhe nuk reflekton asnjë mbështetje ligjore” - tha zoti Meta. Sipas tij, përdorimi i gazit lotsjellës për të detyruar banorët të dalin nga shtëpitë e tyre është një akt i papranueshëm.

Presidenti Meta u bëri thirrje prokurorisë dhe Avokatit të Popullit të hetojnë urgjentisht të gjitha veprimet e Policisë së Shtetit dhe të dërgojë përgjegjësit përpara drejtësisë. Ai u kërkoi qeverisë, bashkisë dhe policisë të respektojnë të drejtat dhe liritë njerëzore, si dhe të zbatojnë procedurat ligjore për shpronësimet.

Dhjetëra forca policore shkuan dje dhe sot në mbështetje të Inspektorëve të Territorit për të rrëzuar disa shtëpi, që janë në akset e ndërtimit të një bulevardi të ri në kryeqytet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG