Lidhje

Sekretari Pompeo vazhdon vizitën në Amerikën e Jugut


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo shkoi sot në Kukuta të Kolumbisë, në kufi me Venezuelën për takime me refugjatët venezuelianë.

Kukuta ka strehuar një numër refugjatësh venezuelianë që janë larguar për t'i shpëtuar urisë dhe dhunës në vendin e tyre. Zoti Pompeo ka vizituar deri tani disa vende të Amerikës së Jugut në përpjekje për të shtuar mbështetjen për qëndrimin e administratës amerikane ndaj regjimit të Presidentit venezuelian Nicolas Maduro.

Administrata Trump nuk e njeh presidencën e zotit Maduro dhe mbështet si udhëheqës legjitim, zotin Juan Guaido, përfaqësues i opozitës venezueliane. Dje në Peru, zoti Pompeo u takua me presidentin dhe ministrin e jashtëm peruan. Sekretari i Shtetit vlerësoi zemërgjerësinë e peruanëve që kanë strehuar afro 750 mijë refugjatë nga Venezuela.

Më parë shefi i diplomacisë amerikane ishte edhe në Paraguai ku përcolli një mesazh të ngjashëm mbi politikat amerikane ndaj Amerikës së Jugut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG