Lidhje

Amerikë, stuhitë shkaktojnë përmbytje dhe ndërprerje rryme


Brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara u goditën të hënën nga stuhi të fuqishme me erëra deri në 50 kilometra në orë, duke ndërprerë furnizimin me energji për mijëra shtëpi dhe duke shkaktuar përmbytje.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se më tepër se 54 mijë shtëpi dhe biznese ishin pa energji në shtetin Pensilvania, ndërkohë që 139 mijë shtëpi patën ndërprerje energjie në Nju Jork, Rod Ajlënd, Virxhinia, Karolinën e Veriut, Merilend dhe Nju Xhersi.

Shërbimi Kombëtar i Motit parashikon shira dhe përmbytje në verilindje gjatë ditës së hënë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG