Lidhje

Viktimat e përmbytjeve në Ajoua


Shumë shtëpi janë të pabanueshme në pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara, veçanërisht ato që ndodhen brenda pak kilometrave nga përrenjtë apo lumenjtë. Shirat e rrëmbyer, bashkë me temperaturat e luhatshme, bënë që bora e dimrit të përhapej shpejt dhe të pushtonte argjinaturat, të përmbytte rrugët, tokat bujqësore dhe shtëpitë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Lee vizitoi një zonë në Ajoua për të parë fuqinë e përmbytjeve.

Rick Eppenbaugh mendonte se kishte parë gjithçka. Ai ka shërbyer në marinë dhe tani punon me adoleshentët me probleme. Por këtë nuk e kishte pritur kurrë.

"Kam qenë gjithmonë një djalë i hedhur, kam qënë në ushtri dhe tani punojë me fëmijët në rrugë. Kjo është ajo që bëj. Kam qënë vetë një fëmijë i rrugëve. Jam përballur me vështirësi. Por kjo është, është e vështirë për t'u përballuar".

Rick-u thotë se ky liqen në krijua brenda gjysmë ore, duke mbuluar tokën bujqësore që rrethon shtëpinë e tij. Ai thotë se ky ujë është rezultat i një stuhie dhe i dëborës që shkriu shumë shpejt.

“Administrata e emergjencës më tha se uji përmbyti së pari digën. Doli mbi digë dhe kapërceu tre pengesa të tjera para se të mbërrinte këtu.”

Familja e tij së bashku me qentë u evakuuan me anije, por ata janë të shqetësuar për dy kuajt e tyre.

"Ishin duke qëndruar përpara shtëpisë kur u evakuuam. Askush nuk i ka parë nëse janë gjallë", thotë zoti Eppenbaugh.

Ky është udhëtimi i dytë për Rick-un që nga përmbytja. Kjo ishte shtëpia e ëndërrave të tij.

"E blemë këtë shtëpi rreth gjashtë vjet e gjysmë më parë kur të gjithë fëmijët u larguan. Ulesha këtu në darkë. Yjet ndiçonin ndërsa qentë vraponin përreth. Nuk kemi për ta patur më ashtu".

Siç mund ta shihni, uji ka arritur deri këtu. Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 1924, dhe gjatë gjithë këtyre viteve, kurrë nuk ka përjetuar diçka kaq shkatërruese.

“Do të duhet ta ribëjmë këtë kat, muret dhe izolimin. Do të shohim nëse themelet janë në gjendje të mirë. Do të duhet ta rindërtojmë.”

Ndërsa disa gjëra mund të zëvendësohen.

“Akoma nuk e dimë çfarë kemi humbur. Këto janë fotografitë e dasmës së vajzës sime. Uji i shkatërroi. Të gjitha investimet që i bëmë kësaj shtëpie, i humbëm. Kam dy javë që qaj. Nuk është e pakët. Është shumë emocionale”, thotë Rick Epperbaugh.

Pas marrjes së disa sendeve, Rick-u duhet të largohet, derisa uji të pakësohet. Tani për tani ai është duke jetuar përkohësisht në shtëpinë që ka në pronësi shefi i tij me bashkëshorten dhe pesë qentë.

Askush këtu nuk ka siguracion për përmbytje pasi, është shumë e shtrenjtë. Rick-u thotë se kjo situatë mund të zgjasë deri në një vit, por ai dhe miqtë e tij do të kthehen dhe do ta rindërtojnë shtëpinë pak nga pak.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG