Lidhje

Australi: udhëtim tre vjeçar me makinë elektrike


Tre vjet më parë, një holandez hipi në makinën e tij elektrike dhe u nis për një udhëtim. Para një jave, një autokolonë me makina elektrike e shoqëroi atë dhe Volkswagenin e tij përgjatë një ure - ikonë të Australisë, pasi ai kishte përfunduar aventurën e tij, që shënoi një udhëtim rekord.Në Australi u realizua një udhëtim epik prej 95 mijë kilometrash.

"Që nga marsi 2016, unë kam udhëtuar me makinë, duke u nisur nga Amsterdami drejt Sydney-it, me një makinë plotësisht elektrike dhe pa paguar fare para."- thotë Wiebe Wakker.

Këtë udhëtim holandezi Wiebe Wakker e kreu me një makinë Volkswagen Golf 2009, që quajti "Blue Bandit"; së bashku, si dhe me ndihmën e donacioneve në internet, ata bënë një udhëtim historik.

"U kërkova njerëzve që të më ndihmonin, të regjistroheshin në faqen time dhe të më ndihmonin duke më ofruar dikush një vakt, një tjetër vend për të fjetur, apo energji elektrike për makinën"- thotë Wakker.

Dyshja dinamike krijoi rekordin për udhëtimin më të gjatë të regjistruar me një makinë elektrike. Wakker thotë se udhëtimi i tij u realizua me ndihmën e njerëzve në internet dhe i dha atij mundësinë për të provuar se disa kritikë e kishin gabim.

"Qëllimi im me këtë udhëtim ka qenë për t'u treguar njerëzve avantazhet e makinave elektrike ..."

Por shumë njerëz nuk i duan makinat elektrike, sepse ka shumë paragjykime; mendojnë se ato nuk janë të besueshme, apo se nuk vlejnë për distanca të gjata. Kjo është arsyeja që mendova të bëja diçka të paparë, si për shembull të shkoja me makinë nga Amsterdami në anën tjetër të botës për të treguar në thelb se kjo gjë mund të realizohet", - thotë Wakker.

Wakker dhe Banditi i tij udhëtuan 1,119 ditë, më shumë se tre vjet, nëpër 33 vende të ndryshme dhe përshkruan rreth 100,000 kilometra.

Udhëtimi filloi në mars 2016 dhe përfundoi më 7 prill 2019. Wakker thotë se synimi i tij ishte për të dhënë mesazhin për një të ardhme me makina pa karburant. …Megjithatë, ka lajme jo të mira për ata që mund të duan të blejnë makinën e tij... Wakker thotë se Banditi Blue është një prej vetëm 50 makinave elektrike të këtij lloji të prodhuara ndonjëherë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG